Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj e shkarkoi nga qelia, Sulaj 'hakmerret' dhe rreshtohet krah Manastirliut

veliaj-blendi-sulaj.jpg

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka reaguar pas shkarkimit nga Erion Veliaj nga qelia ka reaguar pas vendimit të kryetarit të Bashkisë. 

Në reagimin pas largimit nga detyra, Sulaj vlerëson punën e administratës së Bashkisë dhe thotë se do t’i përkushtohet “me padurim dhe plot energji” sfidës elektorale, duke dalë në krah të Ogerta Manastirliut. 

"Prej një viti kam mbajtur postin e n/kryetarit për kontrollin e territorit në Bashkinë e Tiranës. Dua të ndaj me ju vlerësimin maksimal për n/kryetarët, drejtorët e drejtorive, shefat e sektorit dhe çdo punonjës të thjeshtë të Bashkisë së Tiranës. Janë njerëz që punojnë me shpirt çdo ditë për t’i shërbyer qytetarëve dhe shpesh jo në kushte normale pune.

Dua të falenderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më dha gjatë kësaj kohe, ku udhëhoqëm lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje. Me padurim dhe plot energji do të përkushtohem në sfidën elektorale në mbështetje të PS-së dhe kandidates Ogerta Manastirliu. Tirana e bukura e shqiptarëve, për të cilën do të punojmë të gjithë. Faleminderit!", shkruan Sulaj. 

Të fundit