Flash News

Ditari i Opozitës

DEA organizon konferencë kundër dr*gës, Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia

790593439_1032987069742267_8459725272928865571_n.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për pjesëmarrjen e prokurorëve të SPAK në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga DEA në Paraguai, kushtuar luftës kundër trafikut të drogës.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të autoriteteve të SHBA-së, Shqipërisë, Kolumbisë, Ekuadorit, Ukrainës, Paraguait dhe Argjentinës.

Sipas Nokës, diskutimet u përqendruan te koordinimi operacional për goditjen e rrjeteve ndërkombëtare të narkotikëve.
Në reagimin e tij, Noka e vë theksin te prania e Shqipërisë në këtë tryezë, duke shkruar se DEA e trajton Shqipërinë në të njëjtën kategori me Ekuadorin dhe Kolumbinë për çështjen e drogës.

Reagimi i plotë:

#DEA ?? organizon konferencë për luftën kundër drogave. E trajton Shqipërinë si Ekuadorin dhe Kolumbinë 

Prokurorët e #SPAK u takuan me kolegë nga SHBA, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, për koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur kërcënimet ndërkombëtare në Europë, Amerikën Latine dhe SHBA.

Të fundit