Flash News

E-TJERA

Dorëheqja e Salës, gazetari Stafa: Flitet se ka pasur një përplasje me Ramën

osman-stafa.jpg

Gazetari Osman Stafa, i cili ka denoncuar vazhdimisht problematikat në sistemin e shëndetësisë, ka komentuar dorëheqjen e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë.

Në një intervistë për News24, gazetari tha se dorëheqja e Salës ka qenë e paramenduar. Ai përmendi gjithashtu edhe spekulimet për një përplasje mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, sistemi shëndetësor është totalisht i korruptuar dhe ka rënë, duke shtuar se faturën e gjendjes së rëndë e paguan qytetari.

“Prisja që Evis Sala të ishte e sinqertë në ikjen e saj. Së paku kur të ikë të ishte e sinqertë, por nuk është e tillë. Ka qenë një dorëheqje e paramenduar. Ka qenë në vazhdën e lajmeve se Rama dhe Sala kanë patur një përplasje. Flitet se ka pasur një përplasje mes Ramës dhe Salës për shkak se kryeministri i ka kërkuar ministres që të firmosë çështjen e superkompanisë, gjë që nuk është pranuar nga ministrja dhe raportet e tyre janë ndërprerë.

Ish ministrja tha të pavërteta. Thotë se trombektomia bëhet në QSUT, është një e pavërtetë. Që prej 27 gusht u tha se ofrohet për pacientët që do të kenë nevojë, nuk është bërë ende asnjë pacient. Di që janë 3-4 pacientë që kanë pasur nevojë për trombektomi dhe DSA dhe që nuk janë bërë në shtet.

Spitali Onkologjik, çfarë ka bërë? Janë pacientët ata që e dinë të vërtetën. E vërteta e tyre është e pamohueshme. Edhe në rastin kur bëheshin kimioterapitë npër karrige ishte rasti i një fondacioni privat që investoi 75 mijë euro për të vendosur poltronë të rinj.”, tha ai.

Të fundit