Flash News

E-TJERA

Vala e të nxehtit vijon deri më 10 shtator, temperaturat do bien me rreth 10 gradë

Vapa do të vijojë të shoqërojë ditët e para të shtatorit në Shqipëri, me temperaturat që pritet të mbeten në nivele të pazakonta për këtë periudhë të vitit.

Sinoptikania Lajda Porja bëri të ditur se deri më 10 shtator vendi do të vijojë të përfshihet nga temperatura të larta, ndërsa në disa zona termometri mund të ngjitet deri në 36-37 gradë Celsius.

Vlerat më të larta priten në Elbasan dhe Berat, ku temperaturat mund të arrijnë 37 gradë. Në Tiranë parashikohet një maksimum prej rreth 36 gradësh, ndërsa në Fier dhe Lushnjë temperaturat pritet të shkojnë deri në 35 gradë.

“Deri në datën 10, në dy apo tre qarqe të Shqipërisë termometri do të regjistrojë 36-37 gradë. Janë vlera shumë të larta, duke qenë se zyrtarisht jemi futur në stinën e vjeshtës”, u shpreh ajo.

Ndryshimi i motit pritet të jetë i ndjeshëm pas datës 10 shtator. Sipas sinoptikanes, një masë ajrore e ftohtë me origjinë nga zonat polare do të zhvendoset drejt Ballkanit. Për Shqipërinë, kjo situatë mund të sjellë shtim të reshjeve dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave, me vlerat termike që pritet të ulen me rreth 10 gradë.

Të fundit