Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t'i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës!

Nënkryetari i PD Belind Këlliçi ka reaguar pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë Evis Sala, duke u shprehur se kjo lëvizje u bë për t'i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i kryeministrit Rama. 

Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Këlliçi denoncon duke u shprehur se: “Siç e kemi paralajmëruar, projekti i Edi Ramës për krijimin e një agjensie që do marrë shendetësinë në dorë, i dha efektet e para. Largimi i Ministres Sala ka lidhje pikërisht me këtë aferë!  Shoqëria që do të ketë monopolin e shëndetësisë shqiptare, fsheh interesa okulte të Edi Ramës dhe miqve të tij”.

Sipas Këlliçit projektligji që pritet të kalojë me fillimin e sesionit parlamentar, i hap rrugën një biznesi të madh me ilaçet, pajisjet shëndetësore e çdo operacioni logjistik e strategjik nga tenderimi, magazinimi e shpërndarja.

“Praktikisht bëhet fjalë për krijimin e një Ministrie Shëndetësie paralele, por me pushtet absolut që sipas gjithë gjasave do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi i Shqipërisë, me firmë të vetë Ramës. Për miqësinë dhe shërbimet ndaj Edi Ramës, ky biznesmen tanimë është shpërblyer. Ai është themelues dhe aksioner i Jet Bank, banka e parë dixhitale në vend, e liçensuar me shpejtësi skëterrë e pa transparencë", shkruan Këlliçi.

“Po ky emër fshihet edhe pas një kompanie të regjistruar në Durana, parajsën fiskale të Edi Ramës në Shqipëri!  Mirëpo, Sanilevich dhe ortakë të tij në biznes, kanë interesa të gjëra që po i vënë në jetë në Shqipëri. Përveç resorteve, fokusi tani është në shëndetësi. Dhe jo vetëm ngritja e një spitali privat, por marrja nën kontroll e gjithë sektorit, me shoqërinë që kërkon të ngrejë Edi Rama”, vijon ai.

Sipas nënkryetarit të PD, Ministrja e Shëndetësisë Sala, ka refuzuar firmosjen e këtij projektligji, e për pasojë ka dhënë dorëheqjen.

“Në fakt është veprim i zgjuar nga ana e saj. Sepse ky është një skandal dhe më i madh se konçesionet e sterilizimit apo check-up, dhe fati i saj mund të jetë më i rëndë se i Ilir Beqës. SPAK është në kohë për t’u zgjuar, e për të parandaluar një krim të rëndë financiar me jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, shprehet ai

Të fundit