Flash News

E-TJERA

Studentët i bashkohen protestës së 95-të: Pa rini, nuk ka Shqipëri

-640-0-1788375449xstudentet-433x300-748.jpg
Protestës së 95-të në Tiranë i janë bashkuar edhe studentë, të cilët kanë zbritur në shesh për t’iu bashkuar qytetarëve që prej 95 ditësh protestojnë kundër qeverisë.

Me pankarta dhe thirrje, të rinjtë përcollën mesazhin se e ardhmja e vendit lidhet drejtpërdrejt me rininë dhe me mundësitë që Shqipëria u ofron brezit të ri.

“Pa rini nuk ka Shqipëri”, ishte një prej thirrjeve të studentëve në shesh.

Pjesëmarrja e tyre vjen në protestën ku qytetarët kanë adresuar prej javësh shqetësime të ndryshme, nga situata politike dhe qeverisja, te ekonomia, pensionet, shëndetësia dhe largimi i të rinjve nga vendi.

 

Të fundit