Flash News

E-TJERA

Emigranti nga SHBA i bashkohet protestës: Më vjen turp që Rama është kryeministri ynë

-640-0-1788372425xscreenshot-2026-09-02-193950-433x300-130.jpg

Një emigrant shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është bashkuar protestës në Tiranë, që prej 95 ditësh vijon kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se kishte mbështetur protestat edhe në SHBA dhe se kishte ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar protestuesve.

Emigranti kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzoi për shpopullimin e vendit, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut që të reagojë ndaj problematikave që, sipas tij, janë denoncuar gjatë protestave.

"Duhet ta mbështesim protestën deri në finale, deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Unë jetoj në SHBA dhe kam mbështetur çdo protestë atje, kam ardhur edhe këtu për të mbështetur. Sepse Edi Rama, Ramoviçi, më vjen turp që është kryeministri ynë, ka boshatisur të gjithë vendin, nuk ka më njerëz. Vetëm patronazhistët jetojnë këtu? I drejtohem SPAK-ut, nëse ka një farë ndershmërie dhe një farë sinqeriteti, reagoni. Mos i lini njerëzit nëpër sheshe, nëpër diell. I ka faktet, ne i shohim përditë. Shqipëria është e vogël.  Zoti e bekoftë Shqipërinë pa Edi Ramën, nëse e ka një fije burrërie, të japë dorëheqjen," tha emigranti .

Të fundit