Flash News

E-TJERA

Del jashtë kontrollit zjarri në Mat, evakuohen disa familje

Zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët vijojnë të përhapen prej katër ditësh në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Sipas raportimeve, situata paraqitet kritike në zonat e Lundrës, Trodhenes dhe Madheshit, ku zjarri ka përfshirë qindra hektarë me pisha, dushqe dhe bimësi të tjera.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, për shkak të përparimit të flakëve, janë evakuuar disa familje nga Madheshi. Zjarri ka rrezikuar edhe banesa dhe stane me bagëti.

Ndërhyrja nga toka është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer, ndërsa tymi i dendur dhe intensiteti i flakëve e bëjnë të vështirë afrimin e forcave në vatrat aktive.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë edhe ditën e sotme, ndërsa flakët përparojnë me shpejtësi.

 

 

Të fundit