Flash News

E-TJERA

Përplasje para Kryeministrisë, 14 protestues të arrestuar

14 persona janë arrestuar nga policia mbrëmjen e së martës, pas protestës qytetare që u zhvillua para Kryeministrisë, në ditën e 94-të.

Disa prej të arrestuarve janë: Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena.

Protesta u shënua me një përshkallëzim të situatës, ku pasi morën informacione se kryeministri Rama ndodhej në zyrë, u zhvendosën në rrugicat pas godinës. 

Protestuesit tentuan të afrohen drejt hyrjes së Kryeministrisë, por ndërhyrja e policisë solli një përplasje mes tyre dhe efektivëve. Disa protestues u shoqëruan nga efektivët në Komisariatin nr.3.

Të fundit