Flash News

E-TJERA

Po instalonte linjën e internetit, 50-vjeçari bie nga shtylla

Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni ka mbetur i dëmtuar pas rënies nga lartësia e një shtylle, teksa po punonte për instalimin e një linje interneti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Shote Galica”. Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shtylla gjatë punës.

50-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të fundit