Flash News

E-TJERA

Aktivisti denoncon dhunën e policisë te Kryeministria: Po tërheqin zvarrë protestuesit

Screenshot 2026-09-01 214203.png

Aktivisti Emiljando Kita ka denoncuar përdorimin e dhunës nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës së mbrëmjes së sotme para Kryeministrisë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga vendi i protestës, Kita deklaron se policia ka ndërhyrë ndaj qytetarëve pa u provokuar prej tyre dhe se disa protestues janë tërhequr zvarrë nga efektivët.

“Jemi dëshmitarë që policia ka ushtruar dhunë pa u provokuar, pa u gjuajtur asgjë. Policia ka ushtruar dhunë, ka tërhequr zvarrë dhe tani po arreston protestues”, shprehet aktivisti.

Situata përpara Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar. Protestuesit janë përballë kordonit të policisë, ndërsa efektivët po tentojnë të lirojnë hyrjen e godinës.

Disa protestues janë shoqëruar nga policia, kurse në zonë është pozicionuar edhe autoboti i ujit. 

Të fundit