Flash News

E-TJERA

Nga sot, pritet të reduktohen autobusët; shoqatat kërkojnë kompensimin e karburantit

Duke filluar nga sot, numri i autobusëve që do të jenë në dispozicion të qytetarëve të Tiranës pritet të jetë i reduktuar.

Këtë masë e paralajmëroi një ditë më parë Transporti Publik Urban dhe Interurban, të cilët njoftuar se flota e autobusëve pritet të reduktohen nga 20-30%.

Në një kërkesë drejtuar Kryeministrit, Bashkisë së Tiranës dhe ministrive përkatëse, shoqatat kërkojnë kompensimin e çmimit të karburantit, duke theksuar se gjendja financiare është rënduar. 

“Duke filluar nga data 01.09.2026, operatorët e transportit publik do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar në masën rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili operator ka aktualisht në dispozicion”, deklaruan shoqatat.

Të fundit