Flash News

E-TJERA

Sherr te Kalaja e Tiranës, plagoset me thikë 39-vjeçari

Screenshot-2026-08-31-193832.png

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kalasë së Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë, pranë pedonales, ku për motive ende të paqarta një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës.

Policia bën me dije se i plagosuri, shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas incidentit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa uniformat blu kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Hetuesit po mbledhin dëshmi dhe prova në zonë për të përcaktuar rrethanat e konfliktit dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

Të fundit