Flash News

E-TJERA

Aksident te Mbikalimi i Spitalit Memorial, 3 persona të plagosur

Untitled-design-41-1.webp

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:50, në vendin e quajtur Mbikalimi i Spitalit Memorial. Një automjet “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet I. Sh., ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Përplasja ka shkaktuar dëmtime te drejtuesi dhe dy pasagjerët e automjetit. Të tre janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin mjekësor.

Burimet paraprake bëjnë me dije se personat e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Të fundit