Flash News

Bota

Ekzekutohet kreu i Camorra-s në Napoli, Raffaele Afeltra

Është ekzekutuar kreu i Camorras në qytetin e Napolit, Raffaele Afeltra 69 vjeç. Mësohet se Afeltrau qëllua me armë zjarri nga persona ende të pidentifikuar.

69-vjeçari ishte liruar prej pak kohësh nga burgu, ndërsa emri i tij ishte prej vitesh i lidhur me botën e krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Raffaele Afeltra konsiderohej një prej figurave historike të klanit Afeltra-Di Martino, i njohur edhe si klani i Monti Lattari-t, një grup kriminal me rrënjë në territorin e zonës napolitane. Vrasja e tij rikthen në vëmendje aktivitetin e organizatave kriminale dhe ekuilibrat e vjetër mes grupeve të Kamorrës.

Menjëherë pas atentatit, në vendngjarje mbërritën karabinierët e kompanisë së Castellammare di Stabia dhe efektivët e Njësisë Hetimore të Torre Annunziata. 

Hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e vrasjes dhe nëse lidhet me një përplasje të mundshme mes grupeve kriminale, një konflikt të brendshëm apo një hakmarrje të lidhur me aktivitetin e mëparshëm të Afeltra-s.

Të fundit