Flash News

E-TJERA

Klosi kundër bashkimit me Burrelin, Këshilli Bashkiak voton kundër propozimit

Këshilli Bashkiak i Klosit ka përfunduar mbledhjen ku një nga çështjet kryesore të rendit të ditës ishte propozimi për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel.

Në mbledhje morën pjesë 13 nga 21 këshilltarët që përbëjnë Këshillin Bashkiak. Pas diskutimeve, çështja kaloi në votim, ku shumica dërrmuese e të pranishmëve u shprehën kundër bashkimit.

Nga 13 këshilltarët që morën pjesë në mbledhje, 12 votuan kundër bashkimit të Klosit me Burrelin, ndërsa vetëm një votë ishte ndryshe.

Rezultati i votimit tregon një qëndrim të qartë kundërshtues nga ana e Këshillit Bashkiak të Klosit ndaj propozimit për bashkimin e dy bashkive.

Vendimi vjen në kuadër të diskutimeve për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore, një proces që ka hapur debat në disa zona të vendit.

Të fundit