Flash News

E-TJERA

“Ju me mbledhje me luks pa mbarim, kodi i ‘Besës’ tuaj është thjesht një mashtrim”

WhatsApp-Image-2026-08-30-at-19.26.01.jpeg

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon prej 92 ditësh, ndërsa qytetarët kanë zgjedhur edhe këtë mbrëmje pankartat për të përcjellë mesazhet e tyre politike dhe akuzat ndaj qeverisë.

Në qendër të protestës janë shfaqur disa pankarta me tone të forta ironike ndaj kryeministrit Rama, duke iu referuar edhe mesazheve të tij të fundit për “Besën”.

“Ju me mbledhje në Lundër e me luks pa mbarim, kodi i ‘Besës’ tuaj është thjesht një mashtrim”, shkruhet në njërën prej pankartave.

Protestuesit kanë ngritur gjithashtu mesazhin “Republika nuk është pronë”, duke shprehur kundërshtimin ndaj mënyrës së qeverisjes dhe duke akuzuar kryeministrin se po e trajton shtetin si pronë personale.

Një tjetër pankartë ka zgjedhur një gjuhë edhe më të drejtpërdrejtë, duke iu referuar viteve të qeverisjes socialiste: “13 vjet në tradhti, sot na flet për virgjëri. Mos na shit fjalë magjike, nuk ka k*rvë me prani besnike”.

Pankartat janë kthyer në një nga mënyrat kryesore përmes të cilave protestuesit përcjellin mesazhet e tyre, duke kombinuar ironinë, kritikat politike dhe akuzat ndaj qeverisë.

 WhatsApp-Image-2026-08-30-at-19.26.00-4.jpegWhatsApp-Image-2026-08-30-at-19.26.00-3.jpegWhatsApp-Image-2026-08-30-at-19.26.00-2.jpegWhatsApp-Image-2026-08-30-at-19.26.00-1.jpegWhatsApp-Image-2026-08-30-at-19.26.00.jpegWhatsApp-Image-2026-08-30-at-19.26.00-e1788111219190.jpeg

Të fundit