Flash News

E-TJERA

Zjarri në Lundër të Matit del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë pyllin me pisha në Trodhen

auto_Screenshot_21788099045.jpg

Situata e zjarrit në fshatin Lundër të Matit është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë pyllin e Trodhenit, të mbuluar me pisha të zeza.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa terreni i vështirë e ka bërë tepër të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka. Për këtë arsye, në operacion është përfshirë edhe ndërhyrja nga ajri, me synim izolimin e flakëve dhe frenimin e përhapjes së tyre.

Në terren ndodhen rreth 90 forca, mes tyre efektivë të shërbimit zjarrfikës të Burrelit, punonjës të Bashkisë Mat dhe të shërbimit pyjor.

Sipas nënprefektit të Matit, Hasan Pasha, situata vijon të mbetet kritike, ndërsa forcat po punojnë për izolimin e vatrës.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa flakët paraqesin rrezik edhe për stanet në zonën e Trodhenit.

Zona është përfshirë nga tymi i dendur, ndërsa ekipet në terren vijojnë betejën me flakët për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Të fundit