Flash News

SPORT

Mposhti Malagën, Real Madrid dhuron spektakël në “Bernabéu”

IMG_0472-770x433.jpeg

Real Madrid ka regjistruar një tjetër fitore bindëse, duke mposhtur Malagën dhe duke dhuruar spektakël për tifozët në “Santiago Bernabéu”. Protagonisti ishte Jude Bellingham, i cili realizoi dy gola dhe ishte pranë kompletimit të tripletës.

Bellingham mori përsipër aksionin individual dhe, pasi nuk gjeti hapësirën për pasim, vendosi ta mbyllte vetë duke zhbllokuar rezultatin.

Pak më vonë, anglezi përfitoi nga një aksion i nisur nga Mbappé dhe një ndërhyrje jo e sigurt e portierit Herrero për të shënuar edhe golin e dytë personal.

Kylian Mbappé u kujdes edhe për golin e tretë. Francezi mori një top nga Trent Alexander-Arnold dhe me një goditje spektakolare në vole e dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Reali administroi avantazhin, ndërsa Bellingham ishte shumë pranë golit të tretë, por goditi shtyllën.

Málaga tentoi të reagojë, por nuk arriti të rrezikojë seriozisht dominimin madrilen.

Golin e fundit e realizoi Arda Güler. Turku mori asistin nga Vinicius Junior dhe vulosi fitoren e Real Madridit.

Bellingham me dopietë, Mbappé me një gol spektakolar dhe Güler me firmën finale: një mbrëmje perfekte për “Los Blancos” në “Bernabéu”.

Të fundit