Flash News

E-TJERA

E zuri korrenti teksa rregullonte depozitën e ujit, humb jetën 27-vjeçari në Kamëz

1692510807_ambulancenaten.jpg

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasi dyshohet se u godit nga rryma elektrike teksa po rregullonte një depozitë uji mbi një banesë në Kamëz.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, ku i riu, R. T., ndodhej në banesën e xhaxhait të tij.

Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari po punonte mbi banesë për të rregulluar depozitën e ujit, kur dyshohet se ka prekur telat e një linje elektrike të tensionit të lartë.

Kontakti me rrymën i ka shkaktuar dëmtime të rënda. I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ka mbërritur në gjendje kritike.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për t'i shpëtuar jetën, 27-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të sqaruar dinamikën e incidentit.

Të fundit