Flash News

E-TJERA

Makina bie në greminë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur në Mirditë

auto_7802d32e-0624-4eed-955e-3380e41426511788106527.jpg
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Kurbnesh të Mirditës.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë. 

Një prej personave që ndodhej në mjet nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa dy personat e tjerë janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar për trajtim mjekësor.

Forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që sollën humbjen e kontrollit të automjetit.

 

Të fundit