Flash News

Bota

I buzëqeshur e me uniformë burgu, Maduro shfaqet për herë të parë pas arrestimit

nicolas-maduro-aparece-en-nuevas-imagenes-durante-su-encierro-en-estados-unidos-16-9-aspect-ratio-de_da39-2.webp

Ish-udhëheqësi venezuelian Nicolás Maduro është shfaqur në fotografi të reja nga qëndrimi i tij në një burg në Shtetet e Bashkuara, disa muaj pas arrestimit të tij në Karakas.

Pamjet janë publikuar në llogarinë zyrtare të Maduros në X dhe tregojnë atë të veshur me uniformë burgu, ndërsa në fotografi shfaqet duke buzëqeshur.

fotonoticia-20260830152917-1920_30_427x320.jpeg

Sipas mesazhit që shoqëron fotot, ato janë realizuar më 25 qershor dhe janë dërguar si një mesazh për familjen dhe njerëzit që vazhdojnë ta mbështesin.

“I dërgoj këto foto si një dhuratë të vogël për të gjithë nipërit dhe mbesat e mia, për djemtë dhe vajzat, dhe për të gjithë njerëzit fisnikë që na duan”, thuhet në postimin e publikuar në emër të tij.

Maduro shprehet gjithashtu se mbështetja e familjes dhe simpatizantëve i jep forcë gjatë izolimit. Në mesazh ai falënderon për “çdo fjalë, çdo gjest dhe çdo bekim”.

Ish-presidenti venezuelian ndodhet në SHBA, ku përballet me një proces gjyqësor për akuza që lidhen me narkoterrorizmin, importimin e kokainës dhe posedimin e armëve të luftës.

Në fund të mesazhit, Maduro përmend bashkëshorten e tij, Cilia Flores, ndërsa shpreh besimin se Venezuela “do të rilindë”.

Të fundit