Flash News

E-TJERA

Beteja me flakët në vend, në Dibër situata më problematike

pyje.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e situatës së zjarreve në vend, bazuar në të dhënat operacionale të orës 20:00 të 30 gushtit. Gjatë 24 orëve janë raportuar 20 vatra zjarri, 7 prej të cilave vijojnë të jenë aktive, ndërsa 3 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Vatrat aktive janë përqendruar kryesisht në Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës, ndërsa situata më e ngarkuar raportohet në qarkun e Dibrës.

Në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës, vijon ndërhyrja me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 ushtarakë, ndërsa në operacion është angazhuar edhe një helikopter.

Në Dibër, ndërhyrjet vijojnë në Vajkal, ku janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së, si dhe në Sllatinë, ku operojnë 91 forca.

Aktive mbeten edhe vatrat në Lundre të Matit dhe Ballenjë të Martaneshit, kjo e fundit në një zonë të mbrojtur.

Në Qafën e Lugut, në Vithkuq, zjarri vijon në sipërfaqe pyjore. Për shkak të terrenit të vështirë, vatra do të monitorohet gjatë natës.

Ndërkohë, zjarri në Zallë të Fushë-Krujës është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, bashkiake dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura. Sipas autoriteteve, nuk ka zona të banuara në rrezik.

 

Të fundit