Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe reshje të dobëta në zonat malore, parashikimi i motit për sot

Për ditën e Martë moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore - malore të vendit në orët e mesditës deri ne pasdite.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës e pasdite. Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Veriperëndim-verilindje.me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Të fundit