Flash News

E-TJERA

U arrestua dy ditë më parë, 32-vjeçari ndërron jetë

Një 32-vjeçar, i arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin E.Sh., banues në Vlorë, i cili ishte ndaluar nga policia më herët.

Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:50, kur 32-vjeçari është gjetur në gjendje të rënduar shëndetësore në dhomat e shoqërimit.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë rreth orës 10:05.

Reagon Policia
Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke deklaruar se 32-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

“Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky shtetas ka humbur jetën”, njofton Policia.

Sipas bluve, nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Për përcaktimin e shkaqeve të sakta pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

 

Të fundit