Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja LVV-LDK, Berisha: Urime Sejdiut! Kurti dhe Abdixhiku zgjodhën interesin e vendit

-900-0-1788192341xmixcollage-31-aug-2026-06-05-pm-268-771.jpg

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur konsensusin e arritur në Kosovës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidentin e ri.

Në rrjetet sociale, Berisha ka uruar Bekim Sejdiun për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës, pas marrëveshjes së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Berisha e ka cilësuar Sejdiun si personalitet të shquar në fushën e jurisprudencës kushtetuese dhe diplomacisë, duke përmendur angazhimin e tij si ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-ambasador i Kosovës.

Reagimi i Berishës:

Zoti Bekim Sejdiu, President i Kosovës.

Të dashur miq,

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje zoti Albin Kurti si dhe z. Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, firmosën marrëveshjen për të zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës zotin Bekim Sejdiu, një personalitet i shquar i Kosovës në fushën e jurisprudencës kushtetuese (ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës) dhe në fushën e diplomacisë (ish-ambasador i Republikës së Kosovës në vende të rëndësishme).

Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i dërgoj urimet më të përzemërta zotit Bekim Sejdiu për postin e lartë te Presidentit të Kosovës. I uroj shumë suksese dhe mbarësi në këtë detyrë të lartë, në realizimin e integrimit të Kosovës në BE e NATO, si dhe në forcimin e kontributit të saj për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal!

Gjithashtu, me këtë rast uroj përzemërsisht Kryeministrin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosja, dhe kryetarin e LDK-së, z. Abdixhiku, për marrëveshjen e arritur dhe për përzgjedhjen e tyre dinjitoze në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

 

Të fundit