Flash News

E-TJERA

Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit

Situata nga zjarret në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vijon të jetë kritike. Prej tre ditësh, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të zonës në Lundëre dhe masivin pyjor të Trodhenit.

Gjatë natës së mbrëmshme, flakët janë përhapur me shpejtësi edhe në fshatin Madhesh, duke rrezikuar fermat dhe gjënë e gjallë të banorëve.

Sipas banorëve të zonës, në një fermë ndodhen rreth 250 lopë, si dhe një numër i konsiderueshëm bagëtish të imta, kryesisht dele e dhi, dhe disa koshere bletësh.

Zona është mbuluar nga tymi i dendur, ndërsa raportohet se disa krerë bagëtish nuk janë gjetur që prej nisjes së zjarrit.

Të fundit