Flash News

Bota

Tragjedi në brigjet e Qipros së Veriut, përmbyset trageti me mbi 260 persona, 6 viktima

anija4.jpg

Një traget me më shumë se 260 persona në bord është përmbysur sot pranë brigjeve të Qipros së Veriut.

Sipas raportimeve të deritanishme, të paktën 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 159 të tjerë janë shpëtuar pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës.

Trageti ishte nisur nga porti i Kyrenias, i njohur edhe si Girne, dhe kishte destinacion portin turk të Taşucut, në provincën e Mersinit. Sipas të dhënave paraprake, disa kilometra larg bregut anija ka nisur të marrë ujë dhe më pas është përmbysur.

Ministri i Transportit i Qipros së Veriut, Erhan Arıklı, konfirmoi incidentin, ndërsa në zonë u angazhuan mjete të rojes bregdetare dhe ekipe të tjera të shpëtimit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë pasagjerë me jelekë shpëtimi në ujë, pranë tragetit të përmbysur.

Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të zhdukur.

Të fundit