Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Nderimi i diktatorit në Finiq i papranueshëm, këshilli i Qarkut Vlorë të distancohet

auto_Screenshot_51788199131.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër pas një aktiviteti publik të zhvilluar në Finiq, ku u rikthye retorika e lavdërimit dhe nderimit të diktatorit Enver Hoxha, në praninë edhe të nënkryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë, Harallamb Pandeqi.

Zhupa e ka cilësuar të papranueshëm çdo tentativë për rehabilitimin e figurës së diktatorit, duke theksuar se regjimi komunist i mori jetën dhe lirinë mijëra shqiptarëve, persekutoi familje të tëra dhe burgosi e internoi kundërshtarët politikë.

Deputetja e PD-së kërkon që institucionet publike të distancohen qartë nga çdo lavdërim i diktaturës, duke nënvizuar se kujtimi i të rënëve dhe Luftës Nacionalçlirimtare nuk mund të përdoret si justifikim për të nderuar Enver Hoxhën.

Reagimi i Zhupës:

-900-0-1681283009xina-zhupa-1-758x450-1-429.jpg

E papranueshme ajo që ndodhi sot në Finiq, ku në një aktivitet publik u rikthye retorika e lavdërimit dhe nderimit të diktatorit Enver Hoxha, në praninë edhe të nënkryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë, Harallamb Pandeqi, i cili përfaqësonte institucionin.

Figura e Enver Hoxhës nuk mund dhe nuk duhet të rehabilitohet apo të nderohet! Regjimi që ai ndërtoi i mori jetën dhe lirinë mijëra shqiptarëve, persekutoi mijëra familje, burgosi, internoi dhe vrau kundërshtarët politikë e qytetarët që mendonin ndryshe.

Nderimi i të rënëve dhe kujtimi i Luftës Nacionalçlirimtare nuk mund të lidhet dhe as të përdoren si justifikim për të rehabilituar diktatorin famëkeq. Janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Institucionet publike duhet të distancohen qartë nga rasti dhe nga çdo lavdërim i diktaturës dhe simbolikës së saj. Shqipëria nuk mund të ecë përpara duke relativizuar krimet e së shkuarës apo duke e kthyer diktatorin në figurë për t’u duartrokitur.

Të fundit