Flash News

E-TJERA

'Blackout' në stadiumin “Niko Dovana”, ndërpritet ndeshja Teuta-Tirana

4a29a79f-5130-4d19-ab45-cbe846ded25c-770x429.jpeg

Futbolli shqiptar dhuroi një tjetër episod të pazakontë këtë të diel në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ku sfida mes Teutës dhe Tiranës u ndërpre për shkak të fikjes së dritave.

Problemi me sistemin e ndriçimit u shfaq vetëm pak minuta pas nisjes së takimit, duke lënë stadiumin të përfshihej në errësirë dhe arbitri të ndërpriste përkohësisht lojën.

Ndërkohë, tifozët në tribuna e kthyen situatën në një moment spektakolar, duke ndezur blicat e telefonave dhe duke ndriçuar stadiumin në mungesë të prozhektorëve.

Pas disa minutash pritjeje, sistemi elektrik u rikthye dhe ndeshja rifilloi rreth orës 21:11.

Një episod i tillë rikthen edhe një herë në vëmendje problematikat infrastrukturore që shoqërojnë futbollin shqiptar, edhe në stadiumet ku zhvillohen ndeshjet e elitës.

Të fundit