Flash News

POLITIKOFF

“Më vjen keq Zvicër”/ Reperi shqiptar ndalohet në MIlano, humb koncertin

800-450-1681715378xcllevio-603.png

Planet e reperit Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, për të udhëtuar drejt Zvicrës janë ndërprerë në aeroportin Malpensa të Milanos.

Vetë reperi ka bërë të ditur përmes një videoje në InstaStory se është ndaluar nga autoritetet italiane.

Në pamje shihen valixhet e tij në një hapësirë pritjeje në aeroport, ndërsa Cllevio shkruan se kjo ishte dhoma ku po priste përpara se të dërgohej në paraburgim.

Më vjen keq Zvicër, Rinora 4”, ka shkruar ai, duke iu referuar koncertit ku nuk arriti të ishte i pranishëm.

Në një tjetër postim, reperi u ka kërkuar falje fansave dhe organizatorëve për mungesën e tij në event.

Cllevio nuk ka bërë të ditur se përse është ndaluar nga autoritetet italiane dhe deri tani nuk ka dhënë detaje të tjera për situatën.

Ngjarja vjen në një moment kur reperi vijon aktivitetin muzikor dhe performancat jashtë Shqipërisë.

Të fundit