Flash News

Rajoni

Kush po kërkon destabilizimin e Malit të Zi? Flet nënkryetari i Kuvendit: Shqipëria përjashtohet, ishin lajme të rreme

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj ka folur për lajmet e përhapura nga mediat malazeze se Shqipëria ishte një nga dy vendet të cilat janë pjesë e planit të shumëpërfolur për destabilizim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Camaj tha se nga komunikimet që kishte pasur me kryeministrin Milojko Spajić, Shqipëria nuk ishte pjesë e këtij plani, edhe pse mediat e raportuan si të tillë. 

Ai është shprehur se ka pasur lajme të rreme me qëllim prishjen e raporteve të dy vendeve.

“Mëse e qartë ditëve të fundit kjo lufta hibride, ka marrë një drejtim që provon që të dëmtojë rrugëtimin evropian të Malit të Zi dhe natyrisht që këto informacione kanë ardhur dhe tek kryeministri i cili doli me një deklaratë para pak ditësh mirëpo në bazë të kontakteve personale dhe me të por edhe me njerëzit nga zyra e tij përjashtohet Shqipëria edhe pse mediat e paraqiten si një prej shteteve që kërcënon. 

Përjashtohet e gjitha si mundësi që kjo mund të jetë meqë të gjithe ne promovojmë raporte tejet të mira me Shqipërinë dhe interesimin e Shqipërisë që ne do të jemi anëtar i rradhës duke pritur që dhe Shqipëria do të jetë së shpejti. Të gjitha shkrimet që u paraqitën ditën e parë ishin një kontribut i rremë i kësaj lufte hibride, dihet që është dhënë për të provuar se prishen raportet e Malit të Zi me Shqipërinë”, tha Camaj.

Të fundit