Flash News

SPORT

Liverpool zyrtarizon goditjen e madhe, Barcola transferohet nga PSG

Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez Bradley Barcola nga Paris Saint-Germain, duke e bërë 23-vjeçarin një prej afrimeve më të rëndësishme të merkatos.

Marrëveshja mes dy klubeve është finalizuar pas negociatave të raportuara prej muajsh. Sipas raportimeve, “Reds” do t’i paguajnë PSG-së një paketë që mund të shkojë deri në 123 milionë paund, e përbërë nga një shumë fikse dhe bonuse.

Barcola ka përfunduar me sukses procedurat e fundit të transferimit dhe ka firmosur kontratën me klubin anglez, duke mbyllur kështu aventurën e tij në Paris.

Sulmuesi francez iu bashkua PSG-së në vitin 2023, pasi u transferua nga Lyon. Në dy vite me klubin parisien, ai u shndërrua në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Në total, Barcola zhvilloi 152 ndeshje, duke shënuar 39 gola dhe dhuruar 37 asistime me fanellën e PSG-së

Të fundit