Flash News

E-TJERA

SHBA vlerëson Shqipërinë për riatdhesimin e 5 shqiptarëve nga Siria: Fitore për familjet dhe sigurinë globale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka vlerësuar riatdhesimin e 5 shqiptarëve nga Siria. 

Në një reagim, ambasada citon Byronë e Kundërterrorizmit pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, kur shkruan se kjo “është një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale”.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve të saj nga Siria, dy gra dhe tre fëmijë të kthyer së fundmi, të cilëve u mundësohet një e ardhme me mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim. Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

 

Të fundit