Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet e sherrit në Golem, si u dhunua kamarieri i hotel “Flar”

Pamjet e mëposhtme janë nga ngjarja e rëndë e regjistruar pak ditë më parë në Golem, ku kamarieri i hotel “Flar” është dhunuar barbarisht.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet, kamarieri 18-vjeçar, Genti Nela është dhunuar me grushta e shqelma, nga Florian Habilaj, djali i pronarit të hotelit si edhe Enold Dragoti, shoku i pronarit.

Sipas raportimeve në media, sherri kishte nisur pasi 18-vjeçari kishte kërkuar pagesën për punën e kryer në hotel. Sherri ka degraduar në përplasje fizike, ndërsa janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Pas episodit të dhunës, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë, për Florian Habilajn si edhe për Enold Dragotin. Të dy akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

 

Për vlerësimin e masës së sigurisë, në Gjykatë doli edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela, i cili po ashtu u la në qeli nën akuzë për armëmbajtje pa leje. Pasi mori vesh lajmin se nipi i tij u dhunua, Melison Nela mori kallashin dhe shkoi drejt hotelit. Por ngjarja e rëndë u parandalua nga policia, e cila ndëryri për arrestimin e tij dhe dhunuesve të 18-vjeçarit. Sakaq në kërkim është shpallur edhe Arbër Habilaj

Të fundit