Flash News

E-TJERA

Rregullorja e re e GJKKO hyn në fuqi, SafeJournalist: Të pezullohet! Duhet rishikim me gazetarë e ekspertë

Rrjeti SafeJurnalist ka reaguar sërish lidhur me Rregulloren e re të GJKKO-së, e cila hyri në fuqi sot pavarësisht kundërshtimit nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.

Në një reagim të bërë, SafeJournalist i bën thirrje Gjykatës së Posaçme të pezullojë rregulloren në fjalë, e cila kufizon dhe censuron median.

SafeJournalist kërkon një rishikim duke u konsultuar me gazetarë, ekspertë dhe organizatorë të medias.

“Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Gjykatës së Posaçme të pezullojnë zbatimin e dispozitave të kundërshtuara që lidhen me median dhe të ndërmarrin një rishikim të fokusuar përmes konsultimit kuptimplotë me gazetarët, organizatat e medias, ekspertët ligjorë dhe shoqërinë civile”, shkruan SafeJournalist në reagimin e bërë.

 

Të fundit