Flash News

E-TJERA

"Rama, o legen", përplasje mes policisë dhe protestuesve, autoboti i ujit mbërrin te Kryeministria

makina ujehedhese.png

Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kanë bllokuar hyrjen e godinës dhe vijojnë të kërkojnë arrestimin e kryeministrit Edi Rama.

Screenshot 2026-09-01 204042.png

Mes protestuesve dhe policisë, e cila ka vendosur një kordon përballë hyrjes së Kryeministrisë, ka pasur sërish episode përplasjeje.

Në ambientet e Kryeministrisë ka mbërritur edhe autoboti i ujit, i cili është pozicionuar pas kordonit të policisë.

Prania e autobotit vjen në kohën kur tensionet mes protestuesve dhe efektivëve janë shtuar, ndërsa turma nuk është tërhequr nga hyrja e godinës.

Screenshot 2026-09-01 204418.png

Ndërkohë, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, të përsëritura gjatë 94 ditëve të protestës.

“Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren!”, “Edi Rama, dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, “Ramoviç, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!” etj. 

Të fundit