Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret përfaqësuesit e diasporës në selinë blu, diskutime për zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me dy përfaqësues të diasporës, Osman Osmanin dhe studiuesin Elez Osmanin.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha bëri të ditur se biseda u përqendrua te zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe te roli që diaspora vijon të luajë në çështjet me rëndësi për shqiptarët.

Gjatë takimit, Elez Osmani i ka dhuruar Berishës një kopje të monografisë së tij kushtuar Vasil Germenjit, një prej figurave të njohura të çështjes kombëtare shqiptare.

“Takim me zotërinjtë Osman Osmani dhe Elez Osmani, përfaqësues të njohur të diasporës tonë

Në këtë takim diskutuam për zhvillimet politike në Shqipëri e në Kosovë dhe vlerësuam rolin e pazëvendësueshëm e pozitiv të diasporës në këto zhvillime. Studiuesi i njohur Elez Osmani më dhuroi një kopje të monografisë së tij kushtuar jetës dhe veprimtarisë së personalitetit të shquar të çështjes kombëtare, Vasil Germenji, politikan, avokat i çështjes shqiptare, nip i Themistokli Germenjit, gazetar, poet satirik, publicist i shquar, nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve të Lirë, Kryetar i Asamblesë së Kombeve të Robëruara të Evropës dhe anëtar i Komitetit "Shqipëria e Lirë". Takimi ishte i hapur dhe i ngrohtë”, shkruan Berisha.

Të fundit