Flash News

E-TJERA

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Pas largimit të Anuela Ristanit nga drejtimi i deleguar i Bashkisë së Tiranës, një tjetër lëvizje është shënuar në administratën e kryeqytetit.

Mësohet se Eldi Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.

Në vendin e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar Alban Dokushin, i cili rikthehet kështu në postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Dokushi ishte shkarkuar më herët nga Anuela Ristani, por vendimi i saj u rrëzua nga gjykata administrative, e cila vendosi rikthimin e tij në detyrë.

Lëvizjet në administratën e Bashkisë së Tiranës vijnë pas përplasjes së fundit mes Veliajt dhe Ristanit. Në fund të gushtit, Veliaj i tërhoqi Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e bashkisë, ndërsa ajo më pas dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares.

Rikthimi i Dokushit në krye të administratës së bashkisë shënon një tjetër ndryshim të rëndësishëm në strukturën drejtuese të institucioni

Të fundit