Flash News
Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin
Dalin pamjet e sherrit në Golem, si u dhunua kamarieri i hotel “Flar”
GJKKO shpërfill thirrjet e organizatave ndërkombëtare, hyn në fuqi rregullorja që kufizon median
Nga sot, pritet të reduktohen autobusët; shoqatat kërkojnë kompensimin e karburantit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vendet që po ia “shesin shpirtin” Inteligjencës Artificiale

Cilat janë vendet që po ‘i shesin shpirtin” IA? Kjo është një pyetje që ndoshta duhet t’ua bëjmë qeverive të Maltës, Greqisë dhe Estonisë. Ato janë rastet e para, një lloj laboratori eksperimental për atë që mund të jetë marrëdhënia e re mes shteteve dhe kompanive të Inteligjencës Artificiale…
Inteligjenca Artificiale po ndryshon ekonominë, mënyrën se si punojmë dhe raportin tonë me teknologjinë. Por pas garës për modele më të fuqishme po zhvillohet një tjetër garë, ndoshta edhe më e rëndësishme, ajo për të dhënat. Dhe këtë herë në tryezën e negociatave nuk janë vetëm kompanitë apo individët. Janë vetë shtetet. Malta, Greqia dhe Estonia janë ndër rastet e para europiane që tregojnë se deri ku mund të shkojë marrëdhënia mes një qeverie dhe një kompanie të Inteligjencës Artificiale.
Të tria janë vende të Bashkimit Europian dhe, rrjedhimisht, funksionojnë brenda një prej sistemeve më të forta rregullatore në botë për mbrojtjen e të dhënave dhe Inteligjencën Artificiale. Megjithatë, as rregullat e Brukselit nuk e kanë penguar krijimin e një modeli të ri bashkëpunimi me OpenAI. Në thelb, shkëmbimi është i thjeshtë: teknologji dhe akses në AI nga njëra anë, të dhëna nga ana tjetër.
Malta, laboratori i parë
Rasti më i fortë është ai i Maltës. Marrëveshja e bërë publike në maj parashikon që banorët e ishullit të përfitojnë akses falas për një vit në ChatGPT Plus, versionin me pagesë të shërbimit të OpenAI. Krahas kësaj, parashikohen edhe programe trajnimi për t’i ndihmuar qytetarët të mësojnë se si ta përdorin Inteligjencën Artificiale në mënyrë më efektive. Në pamje të parë, është një ofertë që shumë qeveri do ta konsideronin tërheqëse: një popullsi e tërë merr akses në një prej teknologjive më të avancuara të momentit, ndërsa vendi mund të përshpejtojë adoptimin e AI në ekonomi, administratë dhe arsim. Por marrëveshja ka edhe anën tjetër. Sipas analizës së “Corriere della Sera”, qeveria vë në dispozicion të kompanisë të dhëna institucionale dhe të dhëna të qytetarëve që nuk kanë kundërshtuar shprehimisht përdorimin e tyre.
Greqia dhe Estonia ndjekin një rrugë të ngjashme
Marrëveshjet me Greqinë dhe Estoninë përshkruhen si më të kufizuara, por logjika mbetet e ngjashme. Athina dhe Tallinn vënë në dispozicion të dhëna që lidhen me aktivitetin institucional dhe qytetarët, të përpunuara dhe të anonimizuara në mënyrë që të respektohen kërkesat europiane për privatësinë. Në këmbim, shtetet marrin akses të privilegjuar në shërbimet e ChatGPT dhe mundësi për ta integruar Inteligjencën Artificiale në fusha të ndryshme, ndër të cilat arsimi. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe po ndërtojnë një marrëdhënie të re me industrinë globale të AI, në një shkallë shumë më të madhe, përmes projektit Stargate. Kjo krijon një situatë të pazakontë. Për dekada me radhë, të dhënat shtetërore janë trajtuar si një aset strategjik. Informacionet që një qeveri mbledh mbi popullsinë, ekonominë, administratën, arsimin apo shërbimet publike nuk janë thjesht arkiva. Ato janë pjesë e infrastrukturës së shtetit. Tani, kompani private teknologjike po negociojnë drejtpërdrejt me qeveritë për të pasur akses në pjesë të këtij kapitali informativ.
AI-së i duhen të dhëna të tjera
Për të kuptuar rëndësinë e këtyre marrëveshjeve duhet kuptuar mënyra se si zhvillohen modelet e mëdha të Inteligjencës Artificiale. Modelet më të avancuara janë trajnuar mbi sasi kolosale informacioni të disponueshëm në internet: faqe, dokumente, libra, artikuj, diskutime, kode kompjuterike dhe materiale të tjera dixhitale. Problemi për kompanitë është se një pjesë shumë e madhe e këtij materiali tashmë është përdorur. Industria ka nevojë për burime të reja informacioni, sidomos për të dhëna cilësore, të strukturuara dhe që nuk gjenden lehtësisht në internetin publik. Pikërisht këtu të dhënat e shteteve, institucioneve, kompanive dhe individëve marrin një vlerë të jashtëzakonshme. Sa herë që një përdorues i drejtohet një sistemi AI për të analizuar një dokument, për të kuptuar një informacion kompleks apo për të marrë një përgjigje të personalizuar, ai nuk po konsumon vetëm teknologjinë. Në një kuptim më të gjerë, po ushqen një ekosistem që bëhet gjithnjë e më i vlefshëm sa më shumë informacion dhe ndërveprime grumbullon. Kjo është ekonomia e re e të dhënave. Në epokën e motorëve të kërkimit, të dhënat mbi atë që kërkonim ndihmuan në ndërtimin e një industrie gjigante reklamash. Në epokën e rrjeteve sociale, klikimet, pëlqimet, miqësitë dhe koha që kalonim para ekranit u kthyen në një aset ekonomik. Me Inteligjencën Artificiale, niveli i informacionit që përdoruesit janë të gatshëm t’i japin teknologjisë mund të jetë shumë më intim dhe shumë më kompleks. Njerëzit nuk kërkojnë më vetëm “restorante pranë meje”. Ata mund t’i japin chatbot-it një analizë mjekësore dhe t’i kërkojnë shpjegim. Mund t’i tregojnë problemet në punë. Mund të kërkojnë këshilla financiare, të diskutojnë investimet, marrëdhëniet personale apo shqetësimet e tyre. Dhe sa më personale të bëhen pyetjet, aq më e vlefshme bëhet ajo që qarkullon në këtë ekosistem.
Pas AI ekziston edhe një ushtri e padukshme njerëzish
Ka një pjesë e industrisë që zakonisht mbetet jashtë vëmendjes, që është puna njerëzore që nevojitet për të pastruar, kontrolluar dhe klasifikuar informacionin me të cilin zhvillohen sistemet AI. Pas automatizimit që shohim në ekran ekzistojnë mijëra punonjës që kontrollojnë përmbajtjet, i etiketojnë ato dhe filtrojnë materiale problematike përpara se informacioni të përdoret nga modelet. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj pune është zhvendosur në vende ku kostoja e punës është më e ulët, ndërsa njohja e anglishtes është relativisht e përhapur: vende të Afrikës Lindore, India dhe Filipinet janë disa prej qendrave të këtij tregu. Është një paradoks i ekonomisë së Inteligjencës Artificiale. Teknologjia që premton automatizimin e punës njerëzore vazhdon të mbështetet mbi një numër të madh njerëzish që kryejnë punë të padukshme pas ekranit. Dhe shpesh bëhet fjalë për përmbajtjet më problematike të internetit: dhunë, pornografi, gjuhë urrejtjeje dhe materiale të tjera që duhet të identifikohen e filtrohen.
“Monarkitë” e reja të Silicon Valley
Por çështja e të dhënave është vetëm një pjesë e analizës. Por, kush i kontrollon kompanitë që po marrin këtë fuqi? Në kompanitë tradicionale të listuara në bursë, aksionarët zotërojnë jo vetëm kapital, por edhe të drejtën për të ndikuar mbi mënyrën se si drejtohet kompania. Në një pjesë të Big Tech, kjo lidhje është dobësuar ndjeshëm. Strukturat me kategori të ndryshme aksionesh u japin themeluesve shumë më tepër fuqi votuese sesa do t’u takonte në bazë të përqindjes së kapitalit që zotërojnë. Mark Zuckerberg, për shembull, zotëron një pjesë relativisht të kufizuar të kapitalit të Meta-s, por kontrollon shumicën e të drejtave të votës. Një strukturë e ngjashme ekziston te Alphabet, kompania mëmë e Google, ku themeluesit ruajnë një fuqi shumë më të madhe votuese sesa pesha e tyre në kapital. Sipas analizës, tendenca bëhet edhe më e fortë në kompanitë e brezit të ri të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale. Kjo krijon atë që autori e përshkruan si një lloj “monarkie absolute” korporative: investitorët mund të vendosin kapitalin e tyre në kompani, por kontrolli real mbetet i përqendruar në duart e një numri jashtëzakonisht të vogël njerëzish. Problemi merr një dimension tjetër kur këto nuk janë më thjesht kompani që prodhojnë telefona, aplikacione apo platforma sociale. Ato kontrollojnë teknologji që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në industri, financë, tregun e punës, arsim, informacion, mbrojtje dhe kulturë. Nëse një teknologji e tillë bëhet infrastruktura mbi të cilën funksionojnë shtetet dhe ekonomitë, atëherë pyetja se kush kontrollon kompaninë që e zotëron atë nuk është më vetëm çështje e “corporate governance”. Është çështje politike dhe ekonomike.
Nga ekonomia te jeta emocionale
Ndërkohë, Inteligjenca Artificiale po hyn në një territor që platformat teknologjike të së kaluarës nuk e kishin pushtuar në të njëjtën mënyrë: marrëdhënien emocionale me përdoruesin. Chatbot-ët po përdoren gjithnjë e më shumë jo vetëm për informacion apo produktivitet, por edhe për shoqëri. Ka aplikacione të ndërtuara posaçërisht për të simuluar miqësi, mbështetje emocionale apo marrëdhënie romantike. Në këtë model biznesi, vetmia mund të monetizohet. Një chatbot mund të fillojë duke komunikuar si një mik, ndërsa funksione më intime ose të personalizuara mund të vendosen pas një abonimi me pagesë. Kjo krijon një marrëdhënie ekonomike krejtësisht të re: produkti nuk shet thjesht informacion apo argëtim. Ai mund të shesë ndjesinë e afërsisë. Dhe pikërisht këtu debati mbi të dhënat bëhet edhe më delikat. Një motor kërkimi mund të dijë çfarë kërkon. Një rrjet social mund të dijë kë ndjek. Një chatbot me të cilin komunikon çdo ditë mund të mësojë çfarë të shqetëson, çfarë dëshiron, çfarë të frikëson dhe si mendon.
Shpenzimet që vazhdojnë të rriten
Vlerësimi i Anthropic ka arritur në 2 trilionë dollarë. OpenAI, që pritet ta ndjekë menjëherë më pas me daljen e saj në bursë, vlerësohet të paktën 1 trilion dollarë. Ndërkohë, shtatë kompanitë e mëdha të Wall Street që janë më të ekspozuara ndaj bumit të Inteligjencës Artificiale po shpenzojnë të paktën 500 miliardë dollarë në vit për të ushqyer investimet që kërkon kjo revolucion teknologjik. Dhe një pjesë gjithnjë e më e madhe e këtyre shpenzimeve po financohet përmes borxhit. Vetëm këto kompani vlejnë së bashku rreth 23 trilionë dollarë në bursë. Është një vlerësim kolosal, i cili për momentin nuk pasqyron vetëm atë që kompanitë fitojnë sot, por mbi të gjitha pritshmëritë e investitorëve për atë që Inteligjenca Artificiale mund të vlejë nesër. Dhe ekspozimi i tregjeve financiare ndaj AI shkon shumë më tej. Nëse llogariten të gjitha kompanitë e lidhura me këtë industri, nga prodhuesit e mikroçipave dhe infrastruktura teknologjike, deri te kompanitë që ndërtojnë produkte dhe shërbime mbi modelet e Inteligjencës Artificiale, si Palantir e Peter Thiel, ato përfaqësojnë rreth 45% të vlerës totale prej 69 trilionë dollarësh të indeksit kryesor të bursës amerikane. Me fjalë të tjera, pothuajse gjysma e vlerës së tregut amerikan është tashmë, në një mënyrë ose në një tjetër, e lidhur me pritshmëritë që janë krijuar rreth Inteligjencës Artificiale.
Kjo është edhe arsyeja pse debati nuk mund të kufizohet më te pyetja nëse ChatGPT shkruan mirë një tekst, nëse AI do të zëvendësojë disa profesione apo nëse modelet e reja janë vërtet aq inteligjente sa pretendohet. Në lojë janë vendosur triliona dollarë. Dhe sa më shumë kapital investohet, aq më e madhe bëhet nevoja që premtimet e revolucionit të AI të realizohen.
Nëse këto premtime përmbushen vetëm pjesërisht, pasojat nuk do të kufizohen te Silicon Valley. Ato mund të përhapen në Wall Street, te fondet e investimeve, bankat, kompanitë që financojnë ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe, përmes tyre, në të gjithë ekonominë./ Monitor
Të fundit
Flakët rrezikojnë banesat në Lundër
1 September 2026, 14:47
Vendet që po ia “shesin shpirtin” Inteligjencës Artificiale
1 September 2026, 14:31
Nepal, numri i viktimave i kalon 1000, rreth 4 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur
1 September 2026, 14:23
Bardhi akuzon qeverinë: Po tenton të mashtrojë Brukselin me VKM-në për zonat e mbrojtura
1 September 2026, 14:10
Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë
1 September 2026, 14:00
Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin
1 September 2026, 13:39
8 shenja që tregojnë se po forcohesh mendërisht, edhe kur ndihesh i/e lodhur
1 September 2026, 13:27
Leksione se si ulen çmimet
1 September 2026, 13:18
Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO-së: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat
1 September 2026, 13:07
Dalin pamjet e sherrit në Golem, si u dhunua kamarieri i hotel “Flar”
1 September 2026, 12:51
Zbardhen 8 vjedhje të kryera gjatë verës, arrestohet 49-vjeçari
1 September 2026, 12:35
Shtatori sjell reshje e përmbytje për Europën
1 September 2026, 12:16
Briken Calja fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
1 September 2026, 12:04
Importet e cigareve në nivelin më të lartë që nga 2013-a, rriten me 5.5% në 7-mujor
1 September 2026, 11:52
Hyrja në fuqi e rregullores së re të GJKKO, Asosacioni i Gazetarëve: Keqardhje e zhgënjim
1 September 2026, 11:30
Vrau italianen dhe plagosi 5 të rinj në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari
1 September 2026, 11:11
Zhupa: Bashkëshorti i Kumbaros merrte honorare nga AADF kur hartohej ligji për Trashëgiminë
1 September 2026, 11:02
Liverpool zyrtarizon goditjen e madhe, Barcola transferohet nga PSG
1 September 2026, 10:51
Vrasje për hakmarrje, pas 30 vitesh ka një fajtor për vdekjen e Tupac Shakur
1 September 2026, 10:30
Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe, ja lëvizjet
1 September 2026, 10:19
Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nis procedimi penal për 3 mjekë në Pogradec
1 September 2026, 10:09
Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
1 September 2026, 09:50
GJKKO shpërfill thirrjet e organizatave ndërkombëtare, hyn në fuqi rregullorja që kufizon median
1 September 2026, 09:41
Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit
1 September 2026, 09:27
Maqedonia e Veriut ul çmimin e naftës, Shqipëria në vendnumëro, qeveria pa masa lehtësuese
1 September 2026, 09:20
BIRN: Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për mbrojtjen e natyrës
1 September 2026, 09:05
Nga sot, pritet të reduktohen autobusët; shoqatat kërkojnë kompensimin e karburantit
1 September 2026, 08:50
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
1 September 2026, 08:37
Ushqimi po “gllabëron” ekonominë: Shqipëria shpenzon për ushqime mbi 3 herë më shumë se BE-ja
1 September 2026, 08:23
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
1 September 2026, 08:09
Kthjellime dhe reshje të dobëta në zonat malore, parashikimi i motit për sot
1 September 2026, 07:56
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 September 2026, 07:44
Pas qindra viktimave, shfaqet kërcënimi i ri pranë kufirit Nepal-Tibet
31 August 2026, 22:55
E zuri korrenti teksa rregullonte depozitën e ujit, humb jetën 27-vjeçari në Kamëz
31 August 2026, 22:38
A të merr ende malli për një ish që nuk e ke pasur kurrë?
31 August 2026, 22:20
Bushati: Protesta e ka dhënë mesazhin, por Rama nuk ikën nga pushteti me dëshirë
31 August 2026, 22:07
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, në kërkim një 30-vjeçar rus
31 August 2026, 21:45
10 persona të vdekur nën kujdestarinë e shtetit në vetëm 8 muaj
31 August 2026, 21:27
Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, kishte folur për lidhjet e tij me Edi Ramën
31 August 2026, 21:06
Marrëveshja për presidentin, REL: Konsensus me shumë pikëpyetje
31 August 2026, 20:29
Sherr te Kalaja e Tiranës, plagoset me thikë 39-vjeçari
31 August 2026, 20:05
Berisha merr vizën amerikane, Politiko zbardh axhendën e vizitës në SHBA
31 August 2026, 19:48
Aksident te Mbikalimi i Spitalit Memorial, 3 persona të plagosur
31 August 2026, 19:17
Gazeta franceze: Shqipëria kërkon konfiskimin e kështjellës luksoze të Ermal Beqirit
31 August 2026, 18:56
Messi i thotë “lamtumirë” Argjentinës, mesazhi emocionues i legjendës
31 August 2026, 18:07
Vera e 2026 më e nxehta në 260 vjet
31 August 2026, 17:52
Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin: Koha, gjykatësi më i drejtë
31 August 2026, 17:32
Mjeku, pacienti dhe Pasqyra
31 August 2026, 17:16
Vera më vdekjeprurëse në Spanjë, 5,232 vdekje nga i nxehti që prej 15 majit
31 August 2026, 16:58
Kaos në Bashkinë e Tiranës? PD kërkon sqarime pas shkarkimit të Ristanit
31 August 2026, 16:42
Buxhetimi gjinor në Shqipëri: Planifikim në letër, mungesë treguesish për ndikimin real
31 August 2026, 15:57
Urgjencat në verë, një sezon i ngarkuar me trauma dhe viroza të stinës
31 August 2026, 15:37
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci
31 August 2026, 14:57
'TIME' përzgjedh Mira Muratin mes 100 figurave që po formësojnë të ardhmen e AI
31 August 2026, 14:43
Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?
31 August 2026, 14:41
37-vjeçarja shtatzënë humbi jetën, motra: Dua drejtësi, në Pogradec na vonuan mbi 3 orë
31 August 2026, 14:10
Kurti dhe Abdixhiku gjejnë konsensusin për Presidentin, ja emri i propozuar
31 August 2026, 14:04
Rriten çmimet e naftës në tregjet botërore
31 August 2026, 13:52
Igli Tare del nga SPAK, çfarë deklaroi për mediat ish-futbollisti
31 August 2026, 13:44
PS mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë të enjten
31 August 2026, 13:32
Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
31 August 2026, 13:15
“Çdo qindarkë duhet të justifikohet”/ Kedhi kërkon transparencë për fondet e startup-eve
31 August 2026, 12:49
Berisha jep detaje nga vizita në SHBA: Do shkoj në konferencën e Partisë Republikane
31 August 2026, 12:40
Përplasen dy makina në Fier-Peshtan , plagoset një 60-vjeçare
31 August 2026, 12:31
Klosi kundër bashkimit me Burrelin, Këshilli Bashkiak voton kundër propozimit
31 August 2026, 12:00
Dhunuan kamerierin 18-vjeçar në Malin e Robit, gjykata lë në burg dy autorët
31 August 2026, 11:59
Kufoma e gjetur në Seman ende pa identitet, priten analizat e ADN-së
31 August 2026, 11:49
U arrestua dy ditë më parë, 32-vjeçari ndërron jetë
31 August 2026, 11:39
Mbahej në paraburgim, i riu dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
31 August 2026, 11:14
Shtatzënë në muajin e shtatë, 37-vjeçarja ndërron jetë gjatë transportit drejt Tiranës
31 August 2026, 10:53
Greqia ndërhyn te çmimet, mbi 1,600 produkte me ulje në supermarkete
31 August 2026, 10:45
Arrestimi me Agasin i kushton lirinë, Shpataraku dërgohet në Peqin
31 August 2026, 10:36
Emri/ Aksident në Kavajë, humb jetën 49 vjeçari
31 August 2026, 10:21
Dyshohet se fshehu vilën e Ballukut në Drimadhes, paraqitet në SPAK Igli Tare
31 August 2026, 10:10
Spille/ Skafi pëson defekt dhe mbushet me ujë, shpëtohen 8 persona
31 August 2026, 09:58
“PasqyrAlbania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër
31 August 2026, 09:51