Flash News

E-TJERA

Kapet 'mat' Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, vijoi tenderin pa pritur vendimin përfundimtar të KPP

Screenshot 2026-09-01 185642.png

Agjencia e Prokurimit Publik ka konstatuar shkelje në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

Konstatimi është bërë në kuadër të një verifikimi administrativ të kryer nga APP, me vendim të datës 26 qershor 2026, ku është shqyrtuar një procedurë prokurimi e llojit “Procedurë e hapur e thjeshtuar”, për një kontratë publike furnizimi.

Sipas dokumentit të APP-së, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk ka vepruar në përputhje me nenet 111 dhe 112 të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.

Screenshot 2026-09-01 190738.png

Sipas Agjencisë, autoriteti kontraktor ka vijuar me hapat e mëtejshëm të procedurës pa u siguruar më parë nëse kishte një ankesë të paraqitur dhe, mbi të gjitha, pa pritur që Komisioni i Prokurimit Publik të shprehej me vendim përfundimtar.

Pra, sipas konstatimit zyrtar, procedura është avancuar në një kohë kur duhej të ishte verifikuar statusi i ankimit dhe të ishte respektuar mekanizmi i pezullimit të parashikuar nga ligji.

Në rastin e evidentuar nga APP, çështja nuk është trajtuar thjesht si një mangësi procedurale pa pasoja. Agjencia ka përdorur kompetencat e parashikuara nga ligji dhe ka vendosur t’i propozojë titullarit të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare marrjen e një mase disiplinore ndaj personit përgjegjës për prokurimin, pasi nuk ka respektuar procedurën e ankimit dhe vijimit të tenderit në përputhje me vendimmarrjen e Komisionit të Prokurimit Publik./ Politiko.al

Të fundit