Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Arti më detoksifikon”, Rama e quan “helm” politikën që e drejton vetë prej 13 vitesh

Screenshot 2026-09-01 175700.png

Edi Rama shfaqet sërish në një prej mediave të njohura europiane, këtë herë jo vetëm si kryeministër i Shqipërisë, por edhe si artist. Në një intervistë për gazetën spanjolle EL PAÍS, Rama flet për pikturën, skulpturën, vitet e tij të hershme, transformimin e Tiranës dhe marrëdhënien mes artit dhe politikës.

Por përtej portretit të kryeministrit-artist, intervista hap edhe një tjetër dritare, mënyrën se si Rama dëshiron të prezantojë veten dhe pushtetin e tij përballë të huajve.

“Arti është një përpjekje për të mos u çmendur krejtësisht. Sepse politika mund të jetë e çmendur. Dhe rreziku për t'u bërë krejtësisht budalla është vërtet shumë i madh kur merresh me politikë”, thotë Rama në intervistë.

Rama ka qenë në krye të qeverisë që prej vitit 2013 dhe tashmë ka hyrë në mandatin e tij të katërt. Për EL PAÍS, ai është njëkohësisht kryeministër dhe artist, ndërsa vetë Rama këmbëngul se e përkufizon veten para së gjithash përmes artit.

“Helmi i politikës”
Rama e përshkruan artin si një mekanizëm personal për t’u distancuar nga politika. Ai tregon se vizatimet që realizon gjatë mbledhjeve dhe konferencave në Kryeministri janë një mënyrë për t’u ndier mirë dhe për të larguar helmin e politikës”.

“Është një mënyrë për t’u detoksifikuar, për të holluar helmin e politikës”, shprehet ai.

E pikërisht këtu shfaqet një prej paradokseve të intervistës seopse Rama e quan politikën “helm”, ndërsa prej më shumë se një dekade është vetë figura qendrore e pushtetit politik shqiptar.

Në këtë periudhë, Shqipëria ka kaluar nga një mandat qeverisës në tjetrin, ndërsa debatet për korrupsionin, kontrollin e institucioneve, ndërtimet, koncesionet, transparencën dhe raportin mes pushtetit dhe interesave private kanë qenë pjesë e pandarë e debatit publik.

“Politika nuk duhet të përzihet me artin”
Në intervistë, Rama flet edhe për debatin politik rreth Bienales së Venecias, por qëndrimi i tij është i prerë: “Politika nuk duhet të përzihet me artin”.

Sipas tij, juria duhet të gjykojë artin dhe jo politikën, ndërsa pjesëmarrja ose përjashtimi i shteteve është çështje e organizatorëve.

Por vetë intervista e EL PAÍS tregon se ndarja mes Ramës artist dhe Ramës politikan nuk është aq e thjeshtë. Ai ekspozon artin e tij në galeri ndërkombëtare, ndërsa një pjesë të vizatimeve i realizon pikërisht gjatë takimeve zyrtare në Kryeministri.

Pra, arti është jashtë politikës kur bëhet fjalë për gjykimin e veprës, por është brenda zyrës së kryeministrit kur bëhet fjalë për vetë praktikën artistike të Ramës.

Dhe vetë Rama e pranon këtë lidhje, ndonëse në mënyrë të tërthortë.

Artistët mund të jenë të këqij, politikanët mund të jenë engjëj”

“Nuk është e vërtetë. Artistët mund të jenë të këqij dhe politikanët mund të jenë engjëj.”

Rama e përdor këtë deklaratë për të kundërshtuar stereotipin se artisti është domosdoshmërisht një figurë e mirë, ndërsa politikani një figurë negative.

Por pikërisht kjo fjali mund të lexohet edhe si një kujtesë se arti nuk duhet të shërbejë si filtër për të gjykuar një politikan.

Në fund të fundit, një kryeministër duhet të gjykohet jo vetëm për ekspozitat, pikturat apo skulpturat e tij, por edhe për mënyrën se si funksionojnë institucionet që drejton.

Portreti ndërkombëtar dhe realiteti shqiptar
Intervista e EL PAÍS ka sjellë keshtu një portret të Ram♪7s si si artist, i ndërtuar përmes historisë personale, veprave, ekspozitave dhe marrëdhënies së tij me artin.

 Gazeta spanjolle thekson se Rama është kryeministri i vetëm shqiptar që ka fituar katër mandate radhazi dhe e vendos karrierën e tij politike në paralel me atë artistike.

Nisur nga ky fakt, jashtë Shqipërisë, Rama mund të shfaqet si kryeministri që pikturon në tryezën e punës, që krijon skulptura me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe që e përdor artin për t’u “detoksifikuar” nga politika.

Por, brenda Shqipërisë, ai është politikani që ka drejtuar vendin për 13 vite dhe që sot përballet me një klimë të fortë pakënaqësie politike dhe protesta qytetare sepse në fund të ditës Shqipëria nuk qeveriset me piktura./S.Gj-Politiko.al

 

Të fundit