Flash News

E-TJERA

“Padrino është Rama, Agasi vetëm koordinator”, Lubonja: Protesta duhet të kthehet në lëvizje

Lubonja-750x375.jpg

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, që nga protesta qytetare që sot ka hyrë në ditën e 94-t, apo arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi.

Duke folur për protestën, Lubonja tha në News 24 se Shqipëria ndodhet përballë një regjimi dhe se vijimi i qëndresës qytetare do të varet nga aftësia e protestuesve për t’u organizuar në një formë të re dhe për të zgjeruar mbështetjen.

“Jemi me një regjim. Ajo që do të ndodhë mbrapa do të varet shumë se sa do të jenë ndërgjegjësuar vetë protestuesit se duhet kaluar në një fazë ndryshe në organizim dhe për të sjellë njerëz. Do të ketë më shumë njerëz patjetër, por duhet të ketë edhe më shumë punë në kuptimin që nga një protestë të bëhet një lëvizje, ku grupe të ndryshme duhet të bashkohen dhe të thithin grupe të tjera që ndikohen apo preken dhe të shtohen aty”, u shpreh ai.

Sa i përket arrestimit të Ergys Agasit, analisti tha se e ka parë me mëdyshje këtë zhvillim.

“Arrestimin e Agasit e pashë me mëdyshje. Në kuptimin që ngre pyetjet: po pse ishte në arrati gjer tani, pse u arrestua tani? Nuk e kishin lokalizuar dot apo ka ndryshuar diçka? Çfarë ka ndryshuar?”, deklaroi Lubonja.

Ai përmendi edhe versionin se ndryshimet në drejtimin e Policisë së Shtetit mund të kenë ndikuar në arrestimin e Agasit, ndërsa shtoi se një aksion i tillë mund të shërbejë edhe për të qetësuar opinionin publik.

Disa thonë se ka ardhur drejtues i ri policie që ka pastruar policinë nga njerëzit e Agasit. Shërben edhe si një lloj qetësuesi për opinionin publik, ndërsa nuk bëhet ndonjë gjë e madhe. A është bërë me marrëveshje apo jo, apo ka sherr brenda fraksioneve aty? Jemi në një vend ku nuk besojmë te shteti ligjor”, tha ai.

Sipas tij, biznesmeni nuk mund të shihet i shkëputur nga sistemi politik që, sipas analistit, është krijuar gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Analisti kërkoi gjithashtu që hetimet të japin përgjigje mbi mënyrën se si janë përfituar tenderat nga Agasi dhe mbi pretendimet e bëra në publik.

Të fundit