Flash News

E-TJERA

Shoqata e Transportit Ndërqytetas: Nëse nuk kompensohet nafta, reduktojmë autobusët deri në 50%

foni.jpg

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas, Kostandin Foni ka paralajmëruar se do të ulet deri në 50% numri i autobusëve nëse institucionet nuk reagojnë ndaj kërkesave të tyre.

Në një intervistë për News24, ai u shpreh se nesër pritet të zhvillojnë një takim për të diskutuar për kërkesat e tyre.

“Në rast se nuk reagojmë për një 1 javë, operatorët janë të detyruar të ulin në 40 apo 50 përqind në mënyrë që të mos shkojnë drejt degradimit dhe mbylljes.”, u shpreh ai.

“Ne kemi kërkuar heqjen e akcizës së karburantit. Për sa kohë legjislacioni që kemi për disa sektorë, e ka që mund ta heqë akcisën te karburanti e ka të mundur a bëjë, përse për këtë sektor jo.

Operatorët nuk mund ta ndryshojën çmimin e biletës pa një vendim të këshillit bashkiak për transportin qytetar dhe pa një vendim të këshillit të ministrave për transportin interurban. Kemi kërkuar heqjen e taksës së qarkullimit te litri i karburantit. “, theksoi ai.

Të fundit