Flash News

E-TJERA

Protestuesit marshojnë në Tiranë: Lironi protestuesit, arrestoni Ramën!

images.jpeg

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, ku kanë vijuar marshimin nën thirrje të forta kundër qeverisë.

“Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama, jep dorëheqjen”, janë disa prej thirrjeve që janë dëgjuar gjatë marshimit.

Në fokus të protestuesve ka qenë edhe situata e krijuar gjatë protestës së 94-t, ku pati përplasje me Policinë e Shtetit dhe u shoqëruan disa protestues. Gjatë marshimit, qytetarët kanë kërkuar lirimin e tyre.

“Lironi protestuesit” dhe “Arrestoni Ramën” kanë qenë gjithashtu ndër thirrjet e përsëritura nga turma.

Protesta e sotme shënon ditën e 95-të të mobilizimit, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se kërkesa e tyre mbetet e panegociueshme: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

 

Të fundit