Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në protestë, Bardhi dënon dhunën ndaj qytetarëve: Kur pushteti nuk ka më argumente, përdor forcën

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas tensioneve mes efektivëve dhe policisë, një ditë më parë para Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se kur një pushtet nuk ka më argumente, përdor forcën me dhunën. 

Demokrati dënon forcën e përdor nga polica ndaj qytetarëve dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e 14 qytetarëve të arrestuar.

“95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici! Kur një pushtet nuk ka më argumente, përdor forcën. Kur nuk dëgjon më qytetarët, përpiqet t’i trembë. Por qytetarët nuk tremben. Një protestë nuk tërhiqet zvarrë. Një e drejtë nuk arrestohet. Një popull nuk heshtet me dhunë.

Ky nuk është pushteti i forcës. Është pushteti që ka frikë nga qytetarët. Dhe frika e një qeverie është zëri i një populli që nuk dorëzohet. Dënoj me forcë keqpërdorimin e Policisë së shtetit, dhunën ndaj protestuesve dhe kërkoj lirimim e menjëhershëm të 14 protestuesve të arrestuar padrejtësisht”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit