Flash News

SPORT

Juventusi dorëzon listën në UEFA, Zhegrova mbetet jashtë

image.webp

Juventusi ka dorëzuar në UEFA listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për edicionin 2026/27 të Ligës së Evropës, ndërsa në mesin e emrave të përfshirë nuk është Edon Zhegrova.

Futbollisti i Kosovës nuk është përfshirë në Listën A të klubit italian për fazën e parë të kompeticionit, duke mbetur kështu jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjet evropiane të kësaj periudhe.

Vendimi vjen pas një periudhe të pasigurt për të ardhmen e Zhegrovës në Torino. Anësori kosovar nuk ishte aktivizuar as në ndeshjen e fundit të Juventusit ndaj Parmës, ndërsa më herët ishte raportuar se klubi e kishte nxjerrë në shitje.

Megjithatë, deri tani nuk është konkretizuar një transferim, pasi nuk ka pasur një ofertë që të bindë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Në listën e Juventusit për Ligën e Evropës janë përfshirë disa prej emrave kryesorë të skuadrës, mes tyre Bremer, Federico Gatti, Manuel Locatelli, Teun Koopmeiners, Kolo Muani, Douglas Luiz, Francisco Conceição, Weston McKennie dhe Nico González.

Ndërkohë, në Listën B janë regjistruar Kenan Yildiz, Radu, Owusu, Huli, Durmisi dhe Elimoghale.

image (1).webp

Mungesa e Zhegrovës në listën evropiane përforcon raportimet e ditëve të fundit se 25-vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit dhe klubit italian për sezonin e ri.

Të fundit