Flash News

E-TJERA

Protesta zhvendoset te Komisariatit nr. 1, kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar

2224rr_sd.webp

Protesta e 94-të kundër qeverisë është mbyllur para godinës së Kryeministrisë, por tubimi nuk ka përfunduar. Protestuesit janë zhvendosur në rrugët e Tiranës dhe kanë nisur marshimin drejt Komisariatit nr. 1.

Një pjesë e protestuesve po marshojnë në këmbë drejt komisariatit, ku po kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë përplasjeve me policinë.

Mbrëmja para Kryeministrisë u shoqërua me tensione, pasi protestuesit bllokuan hyrjet e godinës dhe u përplasën me efektivët e Policisë së Shtetit. 

Protesta e kësaj mbrëmjeje shënoi gjithashtu një ndryshim të skenarit, pasi protestuesit u zhvendosën nga bulevardi drejt hyrjeve të Kryeministrisë, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të dilte përballë tyre.

Tubimi ishte i ndarë në dy fronte, një grup që vijoi fjalimet përpara Kryeministrisë dhe një tjetër që u pozicionua pranë hyrjeve të pasme të godinës.

Pas përshkallëzimit të situatës, protestuesit kanë vendosur ta vijojnë qëndresën përmes marshimit në qytet, tashmë me destinacion Komisariatin nr. 1. Protesta e përditshme ka hyrë në ditën e 94-t, ndërsa kërkesa kryesore vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Të fundit