Flash News

E-TJERA

Përplasje mes policisë dhe protestuesve te kryeministria, shoqërohet një person

Screenshot 2026-09-01 203111.png

Situata është tensionuar përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.

Efektivët kanë tentuar të largojnë protestuesit nga hyrjet e godinës qeveritare, të cilat prej disa minutash janë bllokuar nga turma.

Gjatë ndërhyrjes së policisë ka pasur përplasje dhe tension mes tyre, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar urdhrat për t’u larguar nga zona përpara Kryeministrisë.

Sakaq edhe një person është shoqëruar nga policia.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonën përreth Kryeministrisë, ndërsa bëjnë thirrje "arrestoni Ramën". 

 

Të fundit