Flash News

E-TJERA

Përshkallëzohet protesta, bllokohet hyrja e Kryeministrisë: Dil në bulevard!

Capture-6.jpg

Protestuesit janë zhvendosur në hyrje të Kryeministrisë dhe kanë tentuar të bllokojnë daljen nga godina, pasi kanë mësuar se kryeministri Edi Rama ndodhet brenda ambienteve të institucionit.

“Dil në bulevard!”, është thirrja që protestuesit i drejtojnë kryeministrit, ndërsa vijojnë të qëndrojnë përpara godinës dhe kërkojnë që Rama të dalë përballë tyre.

Në hyrje të Kryeministrisë janë vendosur efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë krijuar një kordon para godinës dhe po monitorojnë situatën.

Protesta vijon mes thirrjeve kundër qeverisë, ndërsa tensioni është shtuar pasi protestuesit kërkojnë që kryeministri të dalë nga godina dhe të përballet me ta në bulevard. 

Të fundit